Shkodër, Ura e re e Bunës drejt
shkatërrimit, investimi 7.2 mln euro

Shkodër, Ura e re e Bunës drejt<br />shkatërrimit, investimi 7.2 mln euro
SHKODER- E ndërtuar dy vite më parë, me një fond prej 7.2 milion dollarësh, akorduar nga qeveria shqiptare dhe Banka Islamike për Zhvillim, Ura e Re e Bunës vazhdon të dëmtohet.

Fillimisht u dëmtua mekanizmi i hapjes së urës së re të Bunës duke përvetësuar rreth 50 metra linear kabllo elektrik dhe duke sjellë dëme të mëdha në funksionimin e pajisjeve komanduese të ndriçimit të urës, por edhe të mekanizmit hapës të saj. Por ajo po vazhdon të dëmtohet.

Në muajin Shkurt Shqiptarja.com denoncoi dëmtimin e Urës së re të Bunës. Kablloja që mundësonte hapjen dhe mbylljen e kësaj ure, në rast të kalimit ndonjë anijeje, u vodh me qëllim shitjen për skrap, në shkurt nga persona ende të paidentifikuar.

Drejtori i Autoritetit Verior të Rrugëve Nesti Kiri atëhertë shprehu shqetësimin lidhur me vjedhjen e kabllit që garantonte lëvizjen e sistemit  elektromagnetik në urën e re të Bunës në qytetin e Shkodrës.

Por ky nuk është rasti i parë kur investimet në projekte publike dëmtohen qëllimisht për tu shitur më pas për skrap në qytetin e Shkodres. Përballë këtij fakti bashkia e Shkodrës ka kërkuar bashkëpunimin më qytetarët në denoncimin e këtyre rasteve.

Burime zyrtare nga Bashkia Shkodër bëjnë të ditur për ATSH-në se, shumë shpejt ura e re e Bunës do të merret në mbrojtje nga policia e rendit. Ura është me gjatësi 275.5 metra, gjerësi 13.5 m, me dy korsi lëvizjeje për automjete, si dhe dy trotuare anësore më gjerësi 2 metra secili.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës