SHKODER- Një gjahtar humbi jeten sot aksidentalisht pasi u vetëplagos me çifte. Policia bën të ditur se Refik Mehja, 50 vjeç, banues në Zus të komunës Rrethina, në Shkodër, kishte dalë për gjueti në orët e para të mëngjesit të sotëm në kodrat e Zusit pranë lumit Buna i shoqëruar me disa miq të tij. Nga pakujdesia e përdorimit të armës së tij të gjahut, çifte është vetëplagosur.
Megjithë transportimin e tij të menjëhershem në Spitalin Rajonal të Shkodrës, Mehja ka ndërruar jete,si rezultat i plagëve të rënda. Ekspertët e policisë si dhe nga Prokuroria e Shkodrës janë në vendngjarje duke bërë hetimet e rastit.
/Shqiptarja.com