SHKODËR- Është gjendur i vetëvarur shtetasi Esat Hallunaj, 74 vjeç. Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 05.00 në qytetin e Shkodrës.
Në vendngjarje është dërguar grupi hetimor, ku nga veprimet hetimore të kryera si dhe nga deklarimet e marra nga të afërm të viktimës, rezultoi se 74- vjeçari, është vetëvarur në kushtet e një gjëndje të rënduar depresioni. Mësohet se Esat Harunaj vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Ngjarja ka kaluar nën hetimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Shkodër.

(fj.di/shqiptarja.com)