Shkodër, vjedhin makinën e mishit dhe
1000 lekë pije freskuese, 3 në pranga

Tre të rinj u arrestuan një ditë më parë nga policia e Shkodrës, të akuzuar për vjedhje.

Në pranga është vënë 21-vjeçari Hermes Beqiri, 24-vjeçari Gjergjino Peraj dhe 26-vjeçari Damir Hebovija, të tre banues në qytetin verior.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se, ata u arrestuan gjatë orëve të vona pasi vodhën në Velipojë lokalin e 61-vjeçarit B.K., banues në Shkodër.

Konkretisht tre të rinjtë kanë marrë “një aparat marka "Eko", me vlerë 450 euro, një makinë grirëse mishi me vlerë 50 euro dhe pije të ndryshme freskuese me vlerë 10.000 lekë, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale”, shtojnë të njëjtat burime.

Redaksia Online
(m.b/shqiptrja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet