Sipas burimreve  të konstatuara  nga policia e Shkodrës, zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje në Shkodër ku është vjedhur banesa e P.Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.
Më pas është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i dy prej autorëve të vjedhjes, Klovis Jeraj, 29 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës, S. J. 16 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës.

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 autorët e tjerë të vjedhjes; E. Z. 16 vjeç banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës dhe R. K. 17 vjeç banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasiditën e djeshme, pasi kanë organizuar dhe kryer vjedhjen e baneses së shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.
Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesën e shtetasit P.Z. konkretisht janë; 680 000 Lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë.
SHKODER
SHKODER
SHKODER
(Sendet e vjedhura, të sekuestruara nga policia)

Ngjarja në fjalë është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës, E. Z. ku është kryer vjedhja nga personat  e lartëpërmendur të cilët janë shokët e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë Shkodër për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

a.m/Shqiptarja.com