Shkodër, Zaja: Po manipulohet
procesi i zgjedhjeve për FRPD

Shkodër, Zaja: Po manipulohet<br />procesi i zgjedhjeve për FRPD
“Po tentojnë të manipulojnë procesin e zgjedhjeve për FRPD në Shkodër”. Kështu akuzon Ardit Zaja, kandidat i grupseksionit 4 në Shkodër për Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Sipas tij në momentin e fundit po tentohet që të shtohen në lista 300 emra duke pretenduar se kjo e cënon dhe rrezikon ndjeshëm procesin.

“Unë si kandidat në grupseksionin 4 për FRPD Shkodër shpreh një shqetësim që nuk është vetëm i imi.  Dua të bëj të ditur se po tentohet që të manipulohet procesi për zgjedhjet në FRPD. Të mërkurën në ora 16:00 duhej të zhvilloheshin zgjedhjet në grupseksionin 4 dhe në orën 14:30 kreu i FRPD sjell një email ku thoshte se duhet të anulohen këto zgjedhje sepse duhet të shtohen në lista edhe mbi 70 votues në grupseksionin ku jam unë. Në total për gjithë bashkinë Shkodër që do përfaqësojë kryetari i ardhshëm i FRPD janë 300 votues që po tentohen që të shtohen. Kjo nuk është e drejtë dhe ne bëjmë thirrje që të ndalet sepse nuk ka se si të shtohen në momentet e fundit kur ditën e shtunën në pallatin e sportit të Shkodrës do votohet për kryetarin e degës. Zgjedhjet duhet të jenë të pastra dhe drejtë. Kryetari i ardhshëm i FRPD duhet që të zgjidhet nga votat e të rinjve dhe të ketë një process të drejtë e jo të manipuluar”-shprehet Zaja.

Edhe nëse janë anëtar të vërtetë 300 emrat që tentohet të shtohet, sipas Zajës nuk ka kohë të verifikohen sepse të shtunën janë zgjedhjet.

“Nga këto emra që po tentohet të shtohen në lista mund të ketë edhe anëtar që realisht mund të jenë në FRPD të Shkodrës. Ne nuk po paragjykojmë. Ajo që na shqetëson është sepse ne nuk kemi kohë fizike që t’i verifikojmë të gjithë këto persona edhe sikur realisht të jenë anëtar të FRPD. Nuk mund të ndodh tani sepse nuk ka më kohë. Ne na janë sjellë njëherë listat nga qendra dhe me ato kemi punuar ndaj nuk mund të ndryshohen në këto moment duke shtuar 300 emra të tjerë. Kjo e dëmton procesin”.

Zaja thotë se nuk flitet në këtë mes për mbështetjen e njërit apo tjetrit kandidat por për procesin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të drejta. Nuk përjashton dorëheqjen por e quan vendim ekstrem.

“Nuk ka lidhje se kush merr mbështetje apo jo nga këto emra që po tentohet të shtohen në lista. Ajo që na shqetëson është se rrezikohet dhe cënohet totalisht procesi i zgjedhjeve në FRPD Shkodër. Ne duam thjeshtë që të fitojë kush e meriton me votat e të rinjve dhe jo manipulime. Ne jemi partia demokratike dhe jo parti tjetër ndaj nuk na lejohen këto gjëra. Po flasim tani duke qenë se është urgjente dhe nuk ka më kohë dhe shpresoj që të na dëgjojnë ata që duhet të na dëgjojmë për mos ta lejuar një gjë të tillë. Për momentin nuk e mendojmë dorëheqjen por në një moment të dytë edhe mund të ndodh nëse shtohen 300 emrat. Dorëheqja është vendim ekstrem për dhe nuk besoj se do të ndodh sepse kam shpresë se nuk do shkojë puna deri aty”.

Në garën për FRPD në Shkodër kandidojnë Arvit Bushati, Benardeta Syku që cilësohen edhe më të fortët ndërsa i treti është Gerard Syka. Pritet edhe një përgjigje nga qendra për 300 emrat që sipas njërës palë cënojnë dhe rrezikojnë procesin. 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois