Një vajzë e mitur 12-vjeçare ka humbur dhe familjarët e saj nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet që nga dita e djeshme.

Sipas policisë së Shkodrës, ka qenë nëna e saj që ka bërë kallëzimin në komisariatin e policisë.

Kjo e fundit ka nisur kontrollin e territorit ku është zhdukur vajza, e cila ka dalë nga shtëpia për një shëtitje.
 
Policia shton se nëna e vajzës A. O,  ka thënë se i është larguar nga banesa vajza me iniciale M.O , 12 vjeç e cila është shpallur në kërkim dhe po punohet për gjetjen e saj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)