SHKODER - Nëntë klientë të një lokali kanë rrezikuar jetën e tyre pasi një 32 vjeçar pas një konflikti me pronarin e një bar kafeje është kthyer me një automatik dhe ka qëlluar nga jashtë, brenda lokalit.
Ngjarja është shënuar dje në një bar kafe në Barbullush të Bushatit në Shkodër.
Shpetim Enver Germaj pas një konflikti të çastit me pronarin e bar kafesë i ka nxjerrë një thikë. Kjo ka bërë që pronari ta nxjerrë jashtë. i indinjuar 32 vjeçari ka shkuar në shtëpi dhe është kthyer duke marrë me vete një automatik.
Në momentin kur ka qëlluar nga jashtë brenda në lokal kanë qenë 8-9 persona. “Nga kjo ngjarje, ka mbetur i plagosur lehtë në pjesën e qafës, nga copat e xhamave të lokalit Frederik Tom Bardhi vjec 26, klient i lokalit, banues në Barbullush. Aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Policia nis hetimet për kapjen e Shpëtim Germaj, i cili akuzohet për vepren penale te “Vrasjes së kryer në rrethana cilësuara, ndaj dy ose me shumë personave, e ngelur në tentative” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com