SHKODER- Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë në Lezhë për dënimin e 8 komisionerëve të fshatit Dragushe të komunës Dajç në Lezhë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe manipulim të zgjedhjve të 8 Majit 2011.
 
Komisionerët janë dënuar nga 4 deri në 8 muaj burg për secilin. Pas dhënies së dënimit ish-kryetari, ish-kandidati për Komunën Dajç, Rrok Rroku, ka vlerësuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit.
 
Gjykata e Lezhës ka dënuar me burg 8 komisionerët e qendrës së votimit numër 0699 në fshatin Dragushë të komunës Dajç në Lezhë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe manipulim të zgjedhjeve të 8 majit në këtë njësi vendore. Gjykata e Lezhës ka dhënë dënimin me nga 8 muaj burg për 7 komisionerë, ndërsa ka dënuar vetëm me 4 muaj burg komisionerin Gentian Kovaçi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)