SHKODËR – I kanë nxjerrë në qiell të hapur: kjo është situata, me të cilën do t’u duhet të përballen tani e tutje, 12 familje, që deri pak ditë më parë kishin strehë, disa banesa ish-pronarësh, pranë ish-serës së luleve në qendër të qytetit të Shkodrës.
Sikurse ishin lajmëruar, ata u nxorën me forcë nga banesat e tyre ndërsa në aksion ishin të pranishëm dhjetra force policie të rendit dhe të ndërhyrjes së shpejtë.
Pleq, fëmijë, invalidë, të verbër dhe të sëmurë pritën me orë të tëra me shpresën e një marrëveshje që nuk mbërriti kurrë, ndërsa në fund u detyruan me forcë të lirojnë banesat. Megjithëse u ishte premtuar se do t’iu gjendej një zgjidhje, deri më tani ata nuk e kanë marrë.
Pas kundërshtimeve nga ana e banorëve, përmbaruesi kërkoi ndërhyrjen e forcave të policisë. Vendimi i gjykatës së shkallës së pare, që synonte nxjerrjen e banorëve nga godinat, bazohej në aktin normativ të qeverisë, që u njeh dhe iu kthen ish-pronarëve, objektet dhe godinat e sekuestruara nga regjimi komunist.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com