Shkodër, 2 të arrestuar në pikën
e kalimit kufitar të Muriqanit

Shkodër, 2 të arrestuar në pikën<br />e kalimit kufitar të Muriqanit
Policia e Shkodrës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme dy të kërkuar për veprat penale moskallëzim krimi dhe vjedhje. Në Stacionin e Policisë Kufitare dhe Migracionit Muriqan u ndalua Mikelano Karaj, 25 vjeç, banues në Mamurras. Ndalimi i tij u bë pasi u paraqit në Pikën Kufitare Muriqan, ku pas verifikimit rezultoi në kërkim për veprën penale "Moskallëzim krimi" parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal nga Gjykata e Apelit Durrës.
 
Po në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit u ndalua edhe Sokol Çali, 42 vjeç, banues në Lezhë.
 
Ndalimi i tij u bë pasi u paraqit në Pikën Kufitare Muriqan, ku pas verifikimit rezultoi shtetas në kërkim i dyshuar për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë