Shkodër, 22 muaj pa rroga, 6 punonjës të fabrikës së duhanit në protestë: S'kemi lekë të paguajmë as dritat

6 punonjës të fabrikës së duhanit në Shkodër prej 22 muajsh vuajnë mungesën e pagave. Një fakt i tillë është bërë me dije në një konferencë për shtyp nga Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Punonjësve Shkodër, Albert Tukaj. Ai se bashku me punonjësit kanë bërë publike këtë shkelje që po bëhet ndaj tyre.

Bashkimi i sindikatave të pavarura kundërshton me forcë dhunën, dhe mungesën e bashkëpunimit mes ministrisë së financave dhe drejtorisë së pëergjithshme të menaxhimit të këtyre pronsave dhe anëtarëve të kësaj sindikate të kësaj në këtë ndërmarrjeje, dhe pikërisht bëhet fjalë për 6 vetë. Të gjitha nenet që kanë të bëjnë me kodin e punës nuk kanë gjetur funksion në fabrikën e duhanit duke u mohuar 6 punonjësve pagat prej 22 muajsh.

Albert Tukaj - Kryetar BSPSH

Juristia e këtij institucione ka pohuar se për këtë çështje i janë dërguar një sërë shkresash Ministrisë së Financave, pasi kjo ndërmarrje është në vartësi të saj, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje

Ne si shoqëri varemi nga ministria e financave dhe ekonomisë dhe ankesat te kryeministria kanë qenë të njëpasnjëshme por rezultati është ky që shihet. Plot 22 muaj pa paga, sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 6 punonjës.

Jetmira Bajraktari - Juriste

Sabri Spahia, punonjës prej vitësh në ndërmarrje, tregon vuatjen qe ato po përjetojnë duke mos u paguar prej muajsh.  Ndërkohë që ky i fundit është aksidentuar gjatë punës në këtë ndërmarrje.

As nuk kam raport as asgjë. Se ku duan të dalin këta vetë e dinë, s’kam as ujë as drita. Më kanë ardhur dokumentet në shtëpi, natën e Vitit të Ri jam pa drita. Po rroga? Fëmija do të hajë, me çfarë do t’i mbajmë?!

Sabri Spahia punonjes

Ndërmarrja e duhan cigares në Shkodër me një sipërfaqe prej 5.2 ha, me 25 kapanone sot e braktisur është në vartësi të Drejtorisë së Pronave publike në Ministrinë e Financave . Aktualisht në këtë ndërmarrje punojnë 6 persona, administratori juristja dhe 4 roje . Ato kërkojnë pagat e tyre, ndërkohe që apeli i drejtohet shtetit që të marrë masa dhe të shlyej pagat për këto punonjës të cilet nuk kanë asnjë të ardhur tjetër.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)