Shkodër, 3 banesa në flakë, shkak
një prizë, evakuuohen 80 banorë

Shkodër, 3 banesa në flakë, shkak<br />një prizë, evakuuohen 80 banorë
SHKODËR - Tri banesa janë përfshirë nga flakët sot në mbrëmje në Shkodër, pikërisht në lagjen ‘Tërgut’ të qytetit dhe shkak ka qenë një qark i shkurtër i një aparature të harruar në prizën elektrike në njërën banesë.

Sipas korrespondentit të “A1 Report” në Shkodër, pas 20 minutash në banesë ka shpërthyer edhe një bombol gazi apo ka pasur edhe disa shpërthime fishekësh, të cilat gjendeshin në një prej shtëpive, por tashmë flakët ishin përhapur gjithandej në fare pak minuta, duke e bërë efektin e bombolës çuditërisht jo parësore.

Ndërkohë, mësohet se janë evakuuar gjithsej rreth 80 banorë; 30 janë të shtëpive që po digjen dhe 50 janë të shtëpive rreth e rrotull tyre prej frikës së përhapjes së flakëve edhe në to.

Fatmirësisht banorët e shtëpisë së parë në flakë janë evakuuar që në momentin e parë të zjarrit dhe deri tani ka vetëm dëme materiale.
 
Ndërkohë, policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes me angazhim e tyre maksimale. Fillimisht kanë ardhur 3 zjarrfikëse nga qyteti i Shkodrës e më pas edhe një zjarrfikëse ndihmë nga Kopliku afër.
 
Në gjithë zonën raportohet se është ndërprerë edhe energjia elektrike.
 
zjarri me logo

 zjarri me logo

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë