Një 80-vjeçar në qytetin e Shkodrës, ka humbur jetën këtë pasdite rreth orës 18.00, pasi është vetëvrarë me armë zjarri.
Mësohet se bëhet fjalë për Martin Stregun, nga fshati Grudë e Re, i cili humbi jetën gjatë rrugës për në spital, për shkak të plagës së marrë në qafë. Sipas policisë, pranë trupit të 80-vjeçarit, u gjet një armë tip automatik kallashnikov, me të cilin ai ka kryer edhe vetëvrasjen.
Kanë qenë familjarët e tij që e kanë dërguar të moshuarin në spital, i cili fatkeqësisht nuk arriti t'i mbijetonte plagëve.
Tashmë hetimet vijojnë për të mësuar rreth shkaqeve që quan 80 vjeçarin drejt aktit të vetëvrasjes, ku sipas dëshmive të para, ai ka qënë i vetëm në momentin që i ka dhënë fund jetës.
Njoftim Praprak i Policisë së Shkodrës
Me datë 30.01.2016, rreth orës 18.00, në urgjencen e Spitalit Rajonal Shkodër është sjellë i vdekur nga të afermit e tij shtetasi:
-Martin Kola « Stragu » rreth 80 vjeç, me banim në fshatin Grude e Re njësia aministrative Rrethina bashkia Shkodër.
Dyshohet se viktima është vetëvrarë.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri e mbushur të tipit "Kallashnikov".
Po punohet për sqaruar rrethanet e ngjarjes.
Në vendngjarje është dërguar grupi hetimor i cili po kryen veprimet.
Në përfundim do të jepet informacioni i plote.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO