SHKODER - Dy persona janë arrestuar nën akuzën e peshkimit të paligjshëm në liqenin e Shkodrës. Të arrestuarit janë Hasan Rexhaj dhe Durim Halilaj nga Gruda e Fushë Gruemirës.
Peshkimi i paligjshëm me korrent rrezikon ripërtëritjen e peshkut në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna, sidomos në periudhën mars - maj që është dhe koha gjatë së cilës peshku bën lëshimin e vezëve, sidomos në Liqenin e Shkodrës, i cili është ujëmbledhësi më i madh në Ballkan. Megjithëse këto zona janë shpallur zona të mbrojtura ky lloj peshkimi vazhdon, dhe TV A1 REPORT jo më larg se 4 ditë më parë solli pamje ekskluzive nga momenti i peshkimit natën me korrent.
Ky fenomen i ka fillesat në fillim të viteve ‘90-të dhe erdhi duke u bërë më i mprehtë gjatë viteve në vazhdim, me rritjen e numrit të personave që ushtrojnë peshkimin në ujërat e liqenit dhe të lumit.
Për vite me radhë, gjuetia e paligjshme me mjete dëmtuese të peshkut në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna, ka alarmuar mjaft shoqata mjedisore, të cilat me anë të specialistëve të tyre kanë arritur në përfundimin se ky lloj peshkimi i bërë për vite me radhë, ka dëmtuar ndjeshëm rezervat e peshkut në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna.
Lajmi u përditësua
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com