SHKODËR - Një doganier i pikës kufitare me Malin e Zi në Hanin e Hotit është arrestuar pasditen e sotme për shpërdorim detyre duke favorizuar dy persona të tjerë për të kaluar mallra kontrabandë duke mos u paguar akcizë.
 
Mësohet se doganieri i arrestuar është Rezar Fresku, 60 vjeç, ndërkohë që dy personat e tjerë që janë vënë në prangat e policisë janë Lulzim Rahova, 43 vjeç  dhe Gentian Ashika, 39 vjeç.

Policia kufitare e Shkodrës ende nuk ka bërë të ditur se çfarë mallrash kontrabandë po kalonin Rahova dhe Ashika, apo se në çfarë sasie kanë qenë ato.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)