SHKODËR - Një 55-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë për kultivim të lëndëve narkotike në fshatin Shtoj i Ri. Në prangat e policisë ka rënë Marash Pacaj, punonjës i mirëmbajtjes në komunën Rrethina,  pasi akuzohet se brenda rrethimit të banesës së tij ka mbjellë 46 rrënjë kanabis sativa, që kishin arritur lartësinë 1-2.5 m. Ato u sekuestruan nga policía dhe Pacaj u arrestua për kultivim të bimëve narkotike. Kultivimi i lëndëve narkotike vijon të mbetet problematike ne rrethin e Shkodres.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)