Në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike në lokale, u arrestua në flagrancë një shtetas.
Me datë 18.04.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në zbatim të planit të Masave “Për kontrollin e lokaleve dhe ambjenteve në të cilat dyshohet se shitet dhe shpëndahet lëndë narkotike“ u arrestua në flagrancë shtetasi Kristjan Bjeshkaj, 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re të qytetit të Shkodrës.
Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi shërbimet e policisë në vendin e quajtur, Dugajt e Reja, lagje “Perlat Rexhepi” Shkodër, po lëvizte me mjetin tip BMW, me targa AA433NC ku gjatë kontrollit të ushtruar nga policia është konstatuar një çantë, brenda të cilës u gjetën njw sasi lëndë narkotike e dyshuar të llojit Kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.