SHKODËR, 24 Qershor/ATSH-Gaspër Marku/ - Aksioni i forcave të policisë te qarkut Shkodër në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike ka vijuar edhe gjatë dites së martë. Sipas zëdhënësit të policisë, Bardhyl Saliu, nga kontrollet e ushtruara janë identifikuar dhe asgjësuar 77 parcela me lëndë narkotike. Konkretisht, 990 rrënjë canabis sativa,janë gjetur dhe asgjësuar në fshatin Mazrrek, komuna Gur i Zi, e rrethit Shkodër, 1200 rrënjë janë gjetur dhe asgjësuar në fshatin Shpor, komuna Gur i Zi, ndersa sasia e tjetër e kapur në territorin e këtij qarku i përket një tjetër zone të komunes Guri i Zi.
Sipas te njejtit burim, nga ana e policisë po punohet për identifikimin e personave që e kane mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar janë pa pronar. /a.ke/
/Shqiptarja.com
Sipas te njejtit burim, nga ana e policisë po punohet për identifikimin e personave që e kane mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar janë pa pronar. /a.ke/









