Policia e Shkodres duke asgjesuar 5 parcela me lende narkotike
TIRANË, 1 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Shkodrës ka ndërmarrë mëngjesin e sotëm jë operacion të gjerë antidrogë në qytetin e shkodrës, duke asgjësuar rreth 230 rrënjë, të ndara në 5 parcela me lëndë narkotike.
Burime Policore bëjnë të ditur se ë prej orëve të para të mëngjesit një numër i lartë i forcave policore janë angazhuar në një operacioni antidrogë, që është realizuar në Gur i Zi, fshatrat Vjerdh, Mazrek, Ishullin e Shurdhahut, si edhje në Shkrel dhe pjesë e saj kanë qenë 15 grupe operuese me 45 forca policore.
Si rezultat i këtij operacioni u gjetën dhe u asgjësuan 5 parcela me lëndë narkotike, me rreth 230 rrënjë të mbjella.
Sipas policisë, parcelat e mbjella me kanabis u zbuluan në tokat, fond pyjor, por policia ka
arritur të dokumentojë për një pjesë të tyrë pronësinë dhe është vënë në ndjekje të autorëve të aktivitetit të paligjshëm./a.g/
/Shqiptarja.com