Shkodër/ Asgjësohen 236 fidanë kanabisi në pyllin e Shporit, arrestohet 29-vjeçari

SHKODËR - Janë gjetur dhe asgjësuar 236 fidanë kanabisi në pyllin e Shporit në Shkodër.

Ndërkohë është vënë në pranga autori i kultivimit të 236 fidanëve, G.Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Shpor.

'Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër vuri në pranga shtetasin G. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Shpor.

29-vjeçari dyshohet se është autor i kultivimit të 236 fidanëve cannabis sativa (në tokë dhe në kubikë), që u gjetën nga Policia, në territorin e pyllit të Shporit.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vijojnë kontrollet policore për gjetjen e fidanëve të tjera të mbjellura në të gjithë territorin.

Gjetja e 236 fidanëve dhe arrestimi i 29-vjeçarit ishte në kuadër të megaoperacionit ‘Territori i pastër’ kundër kultivimi të bimëve narkotike.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim