Policia e Shkodrës ka asgjësuar në dy ditët e fundit 21 parcela të kultivuara me 6396 bimë kanabis, të cilat varionin me një gjatësi nga 70 – 200 cm lartësi.
 
Kanabisi është asgjësuar në territorin e fshatrave Vuksanaj, Shosh dhe Shalë të Dukagjinit.
 
Pas asgjësimit të lëndëve narkotike policia vazhdon punën për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të kanabisit.
 
Ndërkohë vijon aksioni për zbulimin e sipërfaqeve të dyshuara se janë mbjellë me bimë narkotike me qëllim asgjësimin e tyre. 



d.b/shqiptarja.com