SHKODER – Një arkitekt i njohur në qytetin e Shkodrës i ka dhënë sot fund jetës. Anol Dedja është vetëvrarë me një armë zjarri në banesën e tij ku ndodhej i vetëm, bënë të ditur burime policore.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së sotme në lagjen “Parrucë” të qytetit Shkodrës. Borxhet e shumta mendohet të jenë shkaku kryesor që e kanë çuar arkitektin e njohur drejt vetëvrasjes.
47-vjeçari më parë ka punuar si arkitekt edhe në Bashkinë e qytetit ndërsa më pas si profesionist i lirë. Burime policore bënë të ditur se viktima vuante prej disa kohësh nga depresioni.
Lajmi për vdekjen e tij Anol Dedjas ka shokuar komunitetin e qytetit të Shkodrës, të cilët babain e dy fëmijëve e njihnin si një njeri shumë korrekt.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com