Rreth 20 mijë bimë kanabis janë asgjësuar me anë të djegies gjatë operacioneve antidrogë të policisë në Shkodër dhe Përmet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër kanë zhvilluar operacioni policor i koduar "PERTEJ MALIT" gjatë dy ditëve në fshatrat Shosh dhe Shalë të Dukagjinit Shkodër.
Nga kontrrolli i ushtruar, u konstatuan 40 parcela të kultivuara me një numër prej 9793 bimë të dyshuara cannabis sattiva dhe nuk është arritur që të kapen apo identifikohen autorët e kultivimit të këtyre bimëve.
Nga shërbimet e policisë Shkodër vijon puna hetimore dhe operacionale në terren me qëllim zbulimin e sipërfaqeve të dyshuara se janë mbjellë me bimë narkotike me qëllim asgjesimin e tyre dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.
Edhe Përmeti s'ka mbetur jashtë hartës së kultivimit të drogës. Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në Njësinë Administrative Petran, Përmet, në vendin e quajtur "Përroi i Dardhës - Zerec", u konstatuan dhe u asgjësuan në gjashtë parcela të hapura rishtaz 5000 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar pranë këtyre parcelave, u gjetën dhe 5000 bimë të dyshuara narkotike të mbjella në kubik plastik. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com