Shkodër, dhunohet me sende të forta punonjësi i Bashkisë, 49 vjeçari tek Trauma, ka frakturë në ballë e 4 dhëmbë të thyer (EMRI)

Shkodër, dhunohet me sende të forta punonjësi i Bashkisë, 49 vjeçari tek Trauma, ka frakturë në ballë e 4 dhëmbë të thyer (EMRI)

Ermal Dizdari

Punonjësi i zyrës së Prokurimeve në Bashkinë e Shkodrës, Ermal Dizdari është dhunuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës së tij. Autori ende nuk është identifikuar dhe as motivet ende nuk janë zbardhur nga policia.  Dizdari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Burimet thanë se i është bërë skaneri dhe është konstatuar që ka hemorragji në tru por është në gjendje koshiente.

Përveç hemorragjisë, ka një frakturë në ballë, plagë në kokë.

Policia në njoftim për mediat tha se “rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, Ermal Dizdari, 49 vjeç. Vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit”.

Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, informoi sot policia e qytetit

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se një anije kineze preu kabllot në Detin Baltik

Dyshohet se një anije kineze preu kabllot në Detin Baltik