Pesë familjet, kushërinj me njëri-tjetrin jetonin në shtëpinë dykatëshe, e cila u shkrumbua plotësisht mbrëmjen e së hënës.
Një fëmijë ka pësuar djegie në duar dhe po merr mjekim në spitalin e Shkodrës, ndërsa anëtarët e familjes Sula apelojnë për ndihmë pasi nuk kanë të ardhura për të riparuar shtëpinë.
“Ditën e djeshme në darkë ka rënë zjarr, dyshojme nga elektriku. Unë me fëmijët e vegjël kam qenë duke u pjekur brenda. Për hatër të fëmijëve na ndihmoni! Shteti të na ndihmojë, një muaj ka që na ka vdekur baba e nana. I lutemi Edi Ramës të na ndihmojë. Rreth orës 8 të darkës ra flaka. Kanë ardhë zjarrfikësit këtu deri në 2 të mëngjesit. Është djegur vajza 7 muajsh nëpër duar, por shpetuan gjalle se na kanë ndihmuar komshinjtë me nxjerr fëmijët. Nuk kemi të ardhura ju lutem na ndihmon!. Jetojmë me ndihmë ekonomike. Kemi fjet në tokë mbrëmë. Zjarri ka ardhur prej elektrikut. Na kanë këput dritat para disa ditesh se nuk kishim paguar, kur kanë ardhë elektricistet me rikthye energjine, kanë vendos keq siguresën”.
Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke izoluar flakët që të mos përfshinin shtëpitë e tjera të lagjes Golem.