Shkodër - Ndalesa e radhës e kanditatit për deputet të Partisë Socialiste, Tom Doshi ka qenë zona e ish-fermetimit të duhanit në Shkodër. Gjatë një bashkëbisedimi me banorët, Doshi u shpreh se Partia Demokratike gjatë 8 viteve në pushtet u rezervoi këtyre banorëve vetëm harresën dhe mjerimin.
Ai garantoi qytetarët shkodranë se pas 23 qershorit gjithçka do të ndryshojë, duke filluar që nga procesi i legalizimit të pronave.
"Partia Socialite do të realizojë legalizimet sapo të vijë në pushtet. PS merr përsipër t'ju sjellë edhe ujë, ujësjellësin që është premtuar me vite me radhë. Megjithëse Bashkinë e ka qyteti, në momentin që ne do të vijmë në qeverisje, Lorenc Luka nuk mund të tallet më me ju.
Ju kanë premtuar ujësjellësin dhe legalizimet. Asnjë prej tyre nuk është realizuar. Kanë kaluar 7 vjet dhe asgjë nuk është bërë. Asnjë deputet i mazhorancës nuk ju ka ardhur asnjëherë në takime", tha Doshi.
Në përfundim të fjalës së tij, Doshi gjithashtu vuri theksin edhe te varfëria e qytetarëve shqiptarë. Ndërsa trumbetohet se shqipëria është vendi më i pasur në botë, pjesa më e madhe vuajnë për bukën e gojës dhe shënojnë emrat në listat e dyqaneve për të blerë ushqime. Ndërkohë që janë njerëzit e Berishës janë bërë të gjithë me vila nga Velipoja deri në Razëm.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com