Shkoder, dronët identifikojnë parcelat me kanabis, asgjësohen 6201 fidanë, arrestohet 29 vjeçari (Emri)

Në Shkodër vijon megaoperacioni "Territori i pastër" në kuadër të të cilit u asgjësuan 6201 fidanë të dyshuar kanabis dhe u arrestua një 29 vjeçar

Ku u gjetën parcelat? 

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-Në malin e Shoshit, u gjetën 835 fidanë kanabis. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi Marjan Livadhi, 29 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri;

Kontrollet kanë vijuar në territorin e njësive administrative Shosh, Shalë, Pult dhe Postribë, Shkodër, u gjetën në total 4902 fidanë kanabis.

Po në vijim të  kontrolleve në territorin e njësisë administrative Temal, Vau i Dejës, u gjetën 244 fidanë kanabis, ndërsa në territorin e njësisë administrative Gjegjan, Pukë, u gjetën 220 fidanë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre fidanëve kanabis.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Nënë për herë të dytë, Olta Gixhari publikon për herë të parë të birin pas lindjes (VIDEO)

Nënë për herë të dytë, Olta Gixhari publikon për herë të parë të birin pas lindjes (VIDEO)