Policia e Shkodrës ka njoftuar se ditën e djeshme u ndalua shtetasi në kërkim policor Lulash Bregu, 45 vjeç, banues në lagjen Vasil Shanto, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08 prill, ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkjetueses, M. L. 38 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Dhuna në familje” e “Dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga nenet 130/a, 90 të Kodit Penal
Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau Dejës u be ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Aleks Pashk Nikolli, 35 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr.170, datë 01.11.2017, e ka dënuar me 4 muaj e 21 ditë, burg për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.