Zgjidhjet për kreun e ri të Partisë Socialiste janë zhvilluar sot në Bashkinë e Beratit dhe Shkodrës. Në Berat 152 anëtarë të ansamblesë së kësaj partie do të votojnë për ti dhënë aprovimin kandidaturës së Valbona Zylyftari.
Proçesi i votimit të zgjedhjes së kreut të ri kanë nisur rreth orës 11:00, ku veç deputetëve të majtë të këtij qarku, kryetarëve të njësive vendore që drejtohen nga të majtët, ka qënë në Berat i dërguari i kryesisë së PS-së në këtë bashki, Arben Ahmetaj.
Anëtarët e ansamblesë socialiste të Beratit zgjodhën gjashtë kandidatura në garrë për zgjedhjen e kryetarit të ri, por kryesia e PS-së përzgjodhi vetëm një kandidaturë atë të Valbona Zylyftarit, e cila aktualisht mban postin e drejtores së zyrës së punës në Berat.
"Çdo pjesë e Partisë së Socialiste ka nevojë për përmisim, për më shumë unifikim dhe për më shumë frymë sepse mbi të gjitha ky është një proçes. Si të gjitha njësitë e PS-së në vend dhe PS e Beratit ka nevojë për më shumë punë dhe për më shumë kohezion", tha Ahmetaj.
Ndërkohë Arvit Osja eshte kryetari i Partisë socialiste Bashkia Shkodër. Ai mori 168 vota pro dhe 15 kundër nga 183 anetarë të asamblesë që votuan. Ndërsa në listat e votuesve kanë qënë 212 anëtar.
Gjithahtu, në Bashkinë Vaut Dejës kandidatura e vetme Sokol Shkreli ka humbur garën me veteveten pasi ka marrë vetëm 27 vota pro nga anëtarët e asamblesë socialiste të bashkisë Vau Dejës dhe ka marrë 30 vota kundër dhe 1 abstenim.
Nga ana tjetër në Bashkinë e Malësisë së Madhe me rreth 99. 7%, 103 antarët kanë zgjedhur me 101 vota pro Lulzim Zarën në krye të PS- së.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3011
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23