Një 22- vjeçar është arrestuar në lagjen “Naim Gjylbegu” të Shkodrës, pasi gjatë kontrollit të banesës i është gjetur 574 gramë kanabis.

Në pranga ka përfunduar Kleand Ahmetaj, i cili e kishte fshehur kanabisin në një kavanoz.

574 gramët e drogës janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet për të i janë referuar Prokurorisë së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

[gallery]23579[/gallery]
Njoftimi i policisë:
I gjendet lëndë narkotike në banesë, arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.

Sekuestrohen 574 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva

Më datë 22.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve te marra në rrugë operative u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Kleand Ahmetaj, 22 vjeç, banues në lagjen "Naim Gjylbegu" Shkodër,

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 574 gram, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com