Përgjaken sërish rrugët e Shkodres. Aksidenti i radhës ka ndodhur në aksin Shkoder- Hani i Hotit pranë fshatit Shtoj i Ri ndërsa një i moshuar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth ores 19-00 ndërsa automjeti tip Benz me targa SH 98 61 D ka përplasur biçikletën e cila lëvizte në anë të autostradës Shkoder- Hani i Hotit. Përplasja ka qenë fatale për 67 vjecarin Ndoc Leka  e cili fillimisht është goditur nga xhami përpara I automjetit e më pas është përplasur në asfalt.

I moshuari I cili dyshohet se është rreth të 70- ve është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodres por pasi ka mbërritur në urgjencën e spitalit rajonal, I moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në pjesën e kokës.

Ndërkohë policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit 35 vjecarit Zefir Kodra deri në sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit si dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqëve të aksidentit, ndersa dyshohet se parakalimi I gabuar I automjetit ka shkaktuar aksidentin e rende me pasoje vdekjen e 67 vjecarit.


aksidenti logo

aksidenti logo

aksidenti logo

aksidenti logo
(Foto nga aksidenti në Shkodër) 




d.b/shqiptarja.com