Shkodër/ Era e fortë dhe shirat e dendur i marrin jetën drejtuesit të motorit, u përplas me 2 makina (VIDEO+EMRI)

SHKODËR- Moti i keq, i papritur, ka sjellë pasoja të rënda në vend. Pas vdekjes së 2 pushuesve dhe shpëtimit të 26 të tjerëve, në Shkodër është regjistruar një aksident rrugor me vdekje.

Mësohet se si pasojë e erës dhe fortë dhe shirave të dendur, drejtuesi i motorit, Vitor Ndoja, 36-vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me dy makina.

Ngjarja është regjistruar në në fshatin Guri Zi, ku përplasja ka qenë fatale, duke i marrë jetën 36-vjeçarit. Siç njoftojnë uniformat blu, mjetet e përfshira në aksident dhe drejtuesit janë në vendngjarje dhe po kryhen veprimet me grupin hetimor.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase