SHKODER - Dhjetëra automjete me xhama të zinj janë ndaluar gjatë kontrolleve të lëvizshme të grupeve të FNSH- së së Shkodrës dhe efektivëve të policisë kriminale e asaj të rendit në kryqëzimet e këtij qyteti.
Postblloqet e lëvizshme me efektiva të policisë speciale dhe forcave të rendit, u angazhuan në bazë të një plani masash për parandalimin e krimit. Postblloqet u vendosën në kryqëzimet kryesore, hyrje-daljet e Shkodrës si dhe pranë universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Zyrtarisht, Policia ka pohuar se ky aksion është pjesë e një plani masash për rritjen e sigurisë publike, evidentimin dhe ndalimin e personave në kërkim apo të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.
Qëllimi i aksionit është kontrolli dhe parandalimi i elementëve kriminalë, si dhe bllokimi i armëve dhe objekteve të paligjshme. Forca speciale të policisë dhe FNSH-ja gjatë kontrolleve të lëvizshme kanë kryer verifikime dhe kontrolle për automjetet me targa të huaja, si dhe për persona të shpallur në kërkim apo me precedentë penalë.
Në aksion mësohet se marrin pjesë më shumë se 30 forca policie, përfshi efektivat speciale dhe ato të rrugores.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO