Shkodër/ Gjenden dy thasë të mbushur me kanabis në fshatin Plan, gati për t’u shitur! I përkiste një grupi prej 11 personash, 5 në pranga

Shkodër/ Gjenden dy thasë të mbushur me kanabis në fshatin Plan, gati për t’u shitur! I përkiste një grupi prej 11 personash, 5 në pranga

Policia e Shkodrës

SHKODËR- Dy thasë të mbushur me kanabis janë gjetur në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan të Shkodrës. Thasët ishin të mbushur me rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e tharë dhe e bërë gati për t’u transportuar me qëllim shitjen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo lëndë narkotike i përkiste një grupi kriminal prej 11 pjesëtarësh të identifikuar deri më tani, të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit.

Policia deri më tani ka vënë në pranga vetëm 5 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

“Shërbimet gjetën në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, 2 thasë me rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e tharë dhe e bërë gati për t’u transportuar me qëllim shitjen. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo lëndë narkotike i përkiste një grupi kriminal prej 11 pjesëtarësh të identifikuar deri më tani”, njofton policia.

Gjatë këtij viti, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 pjesëtarë të grupit, si dhe ka gjetur në fshatrat Kir dhe Plan, dhe asgjësuar në total 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Olympiacos befason dhe mund 2-4 Aston Villan, Fiorentina fiton 3-2 Club Brugge

Conference League/ Olympiacos befason dhe mund 2-4 Aston Villan, Fiorentina fiton 3-2 Club Brugge