SHKODER - Një 53- vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor.
Pjetër Franja, 53 vjeç nga fshati Bardhaj ka qënë duke kaluar rrugën me biçikletë tek ish- fermentimi pasi kishte perfunduar punën dhe po shkonte në banesën e tij, ndërsa është përplasur nga një automjet dhe për pasojë ka humbur menjëherë jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 14:15 . Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja sëbashku me mjetin e tij, ndërsa 53 vjeçari ka mbetur i aksidentuar në rrugë. Kanë qënë shokët e tij që e kanë dërguar me urgjencë në spital Franjën, por plagët e marra në pjesën e kokës kanë bërë që të humbte jetën pa mbërritur akoma në spital.
Bluzat e bardha kanë bërë të ditur se Franja kishte dëmtime të shumta sidomos në pjesën ë kokës. Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti. Sipas bluve është bërë edhe identifikimi i drejtuesit të mjetit Shkak i aksidentit mund të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara e mjetit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com