Katër persona u arrestuan dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Polinomi”.
Në total, u sekuestruan 265.4 kilogramë kanabis si dhe dy mina antitank.
Në pranga ranë Admir Selgjekaj, 38 vjeç, Elsid Ramci, 25 vjeç, si dhe vëllezërit Bujar dhe Naim Kukaj, përkatësisht 56 dhe 52 vjeç.
Ndërsa në kërkim u shpallën Esat Kukaj, 58 vjeç, djali i tij, Denjan Kukaj, 23 vjeç, dhe Anarldo Mulleti, 39 vjeç.
"Në kuadër të megaoperacionit “POLINOMI”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ndërhynë në lagjen “Guraj”, Malësi e Madhe, ku ndaluan automjetin tip “Volksëagen Passat” që drejtonte shtetasi E. R..
Nga kontrollet në këtë automjet dhe në banesat e shtetasve të arrestuar, B. K. dhe N. K., u gjetën në total dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 265,4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e përgatitur dhe e paketuar për shitje dhe për trafikim.
Më tej, nga kontrollet e mëtejshme, në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit B. K., u gjetën 2 mina të dyshuara antitank, të cilat iu dorëzuan shërbimeve xheniere të Forcave të Armatosura, për ekzaminim të mëtejshëm", tha sot policia.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi kryesor:
Tre vrasje gjatë verës në Dukagjin, a janë identifikuar autorët? Drejtori i policisë, Shkodër: Jemi afër zbardhjes (VIDEO)








Komente
Komento