Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është vrarë me thikë mbrëmjen e së enjtes në Oblikë të Shkodrës.  55-vjeçari Zamir Velaj me detyrë punonjës i OSHEE-së në Shkodër, ka mbetur i vdekur nga goditjet e Martin Zefit, 47 vjeç banues në Oblikë të Anës së Malit në Shkodër.

Nga sa bëhet e ditur Zamir Velaj ka shkuar në banesën e tij në zonën e pallateve të Oblikës dhe për shkak të borxhit që 47 vjeçari Martin Zefi kishte ndaj operatorit të shpërndarjes i ka ndërprerë energjinë elektrike.

Mbrëmjen e së enjtes punonjësi i OSHEE-së ka qenë në zonë për efekt pune, Velaj është ndeshur me Martin Zefin me të cilin kanë nisur të debatojnë më pas debati ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës nga ana e Zefit.

Pasi është qëlluar disa herë më thikë Velaj ka kërkuar ndihmë ndërsa kanë qenë kalimtarë të rastit ato të cilët e kane dërguar në urgjencën e spitalit.

Zamir Volaj
(Viktima Zamir Velaj)

Punonjësi i OSHEE-së është dërguar në spitalin e Shkodrës ku nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra e për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkohë efektivët e policisë së rendit në harkun kohor të pak minutave kanë bërë të mundur arrestin e 47 vjeçarit Martin Zefi i cili ka tentuar tu largohet forcave të policisë por nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit.

Dyshohet se në momentin e ngjarjes 47 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur. Në zonën e pallateve të Oblikës ka pasur vazhdimisht konflikte mes banorëve dhe OSHEE-së për shkak se kjo zonë është debitore ndaj operatorit të shpërndarjes. 

martin zefi
martin zefi
martin zefi
(Momenti i arrestimit të autorit të ngjarjes Martin Zefi)

shkoder oshee
shkoder oshee
shkoder oshee
shkoder oshee
shkoder oshee
(Vendi ku ka ndodhur ngjarja)
 FOTO

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)