SHKODER- Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitjen e dy aktivistëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në zyrën e shtabit elektoral të kësaj force politike, në rajonin numër 4 në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur pranë sheshit “Isa Boletini” të këtij qyteti, teksa dy aktivistët e LSI-së ndodheshin në zyrë.
Këtyre shtetasve u janë marrë sende personale, një orë, një varëse floriri dhe një unazë. Kandidatja për deputete e LSI-së në Shkodër, Nora Malaj, ka shprehur indinjatën për këtë incident, ndërsa ka ftuar policinë të zbardhë ngjarjen. Malaj ka shtuar se LSI do vijojë fushatën e saj në mënyre dinjitoze pa u frikësuar nga të tilla incidente.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e rendit, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj grabitjeje dhe të autorëve të saj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com