SHKODER- Një kazino dhe një dyqan i një kompanie celulare janë grabitur në orët e para të ditës së sotme, në qytetin e Shkodrës.

Sipas informacioneve, në kompaninë celulare grabitësit kanë marrë 12 tableta android dhe numra celularësh, ndërsa në kazino, nën kërcënimin e armëve, ata kanë grabitur 600 mijë lekë të reja.

Korespondenti jonë në Shkodër, Elvis Nabolli, referuar të dhënave të policisë, tregon itinerarin e grabitjes tek kompania celulare. Grabitësisht fillimisht kanë thyer dyqanin ndërsa më pas kanë kryer edhe grabitjen.

Sipas policisë, fillimisht grabitësisht i janë afruar dyqanit ndërsa i kanë kthyer kamerat e sigurisë me pamje lartë, duke mos lejuar që të filmonte lëvizjet e grabitësve.

Më pas kanë prerë me mjete prerëse qepenat dhe kanë thyer një nga xhamat pranë banakut. Aty janë futur brenda dhe kanë arritur të marrin 12 tableta android si dhe disa numra celulari.

Grabitja tjetër ka ndodhur në qender të qytetit të Shkodres, ku dy persona, ende të paidentifikuar kanë vjedhur një kazino. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 të mëngjesit të ditës së sotme pranë sheshti “2 Prilli”.
 
Sipas policisë, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve të zjarrit tip pistoletë, kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, rreth 600 mijë lekë të reja.

Grabitësit janë larguar menjëherë, ndërsa jashtë i priste me makinë një person i tretë i ngjarjes. Fatmirësisht, grabitja nuk ka shkaktuar të lënduar. 

Në të dyja rastet policia nuk ka arritur të identifikojë autoirët, ndërsa bëhet e ditur se ka sekuestruar filmimet e dyqaneve përreth për të verifikuar të gjitha lëvizjet përreth dyqanit të kompanisë celulare.

Ndërsa tek kazinoja, policia ka arritur të sigurojnë shenja gishtërinjsh, por edhe deshmitë e përsonave të cilët kanë qënë të pranishëm gjatë momentit të grabitjes.  

(Ne foto: Kazinoja e grabitur)

dyqani i grabitur

(Në foto: Dyqani i grabitur)

 Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)