Shkodër/ Grabiti me armë dy vëllezër dhe më pas i shantazhoi që t’i jepnin 20 mijë lekë, arrestohet 32-vjeçari! Momenti i prangosjes (VIDEO+EMRI)

Shkodër- Grabiti nën kërcënimin e armës dhe më pas shantazhoi dy vëllezërit që t’i paguanin një shumë prej 20 mijë të reja lekësh për t’ua kthyer telefonin, arrestohet 32-vjeçari i dyshuar në Shkodër.

Policia vendore bëri sot me dije (3 Janar) se finalizoi operacionin e koduar “Return”, teksa sekuestroi si prova edhe shumën e lekëve që zhvati nga shantazhi dhe aparati celular.

I arrestuari është Zikjan Lela, 32 vjeç,  lindur në Tiranë  dhe banues në Shkodër.

“Ky shtetas, në lagjen “Qemal Stafa”, dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një celular E. M., 24 vjeç, i cili ishte së bashku me vëllanë e tij  dhe më pas u ka kërkuar 20.000 lekë për kthimin e celularit. I dyshuari ka marrë paratë, por më pas nuk e ka kthyer celularin”, bëri me dije policia.

Hetimet për ngjarjen janë ende aktive, teksa policia ndau edhe pamje nga ky operacion. Dosja i ka kaluar Prokurorisë, për veprat penale “vjedhja” dhe “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Krizë politike në Austri, kryeministri: Do të dorëhiqem! Partitë e qendrës dështuan të formojnë koalicion

Krizë politike në Austri, kryeministri: Do të dorëhiqem! Partitë e qendrës dështuan të formojnë koalicion