Shkodër, i rrethon shtëpinë, vret
kushëririn, plagosen 4 familjarë

Shkodër, i rrethon shtëpinë, vret<br />kushëririn, plagosen 4 familjarë
SHKODËR - "Më kanë rrethuar banesën dhe duan të më vrasin" kanë qënë këto fjalët e fundit të 32 vjecarit Gjin Mark Muri i cili mbeti i ekzekutuar mbremjen e së merkurës (10 korrik)  në fshatin Vukatanë të komunës Guri i Zi i rrethit të Shkodres.

Konflikti i pronësisë mes dy familjeve Muri, (djem xhaxhallarësh) që kishin ngritur banesat e tyre vetëm disa metra larg njëra tjetrës, nga konflikti verbal përfundoi me shkëmbim zjarri me automatik kallashnikov dhe me një bilanc të rëndë: Një të vdekur dhe katër të plagosur. 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:40 të mbrëmjes.  Viktima është Gjin Muri, 32 vjeç, ndërsa  të plagosur janë dy vëllezërit e viktimës Aleksandër dhe Gegë Muri përkatësisht 27 vjec dhe 29 vjeç, si dhe Nik Muri, 54 vjeç  i cili dyshohet se është edhe autori i ngjarjes së rëndë dhe djali i tij Cesk Muri 23 vjeç.

Ndërsa po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa forca të shumta policie kanë marrë në mbrojtje pjesëtarët e familjes së Nik Murit nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme.

TELEFONATA NE POLICI PAK PARA VRASJES
Mbrëmjen e së merkures mes viktimës dhe autorit kanë nisur debatet ndërsa Nika sëbashku me djalin e tij Ceskun kanë marrë armët tip kallashnikov në banesë, dhe i kanë shkuar në shtëpi Gjinit i cili ka njoftuar vëllezërit Aleksandër dhe Gegë Muri.

Më pas ka  viktima Gjin Muri ka njoftuar sallën operative se të afermit e tij Nik dhe Cesk Muri i kishin rrethuar shtëpinë e tij me kallashnikov dhe e kishin kërcenuar se do e vrisnin. Menjëherë pas kësaj telefonate ka ndodhur edhe   krimi më një bilanc mjaft të rëndë.

Mendohet se ka pasur shkëmbim zjarri me kallashnikov mes viktimës dhe  vëllezërve nga njëra anë dhe palës tjetër, babë e bir.  Për pasojë kanë mbetur të plagosur edhe Nik, Cesk, Gegë dhe Aleksandër Muri.

SHKEMBYEN ZJARR ME KALLASHNIKOVE
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë shoqëruar për në spital të plagosurit. Sipas bluzave të bardha të dëmtuarit pas ndërhyrjes kirurgjikale në sallën e operacionit të spitalit rajonal të Shkodres ndodhen jashte për rrezikut për jeten.  Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë ndërsa ka sekuestruar edhe armët e krimit tip kallashnikov AK 47. Sipas grupit hetimor në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të shumta plumbash kallashnikovi çka tregon se protagonistët e këtij krimi kanë shkëmbyer zjarrë me breshëri ndaj njëri tjetrit.
Drejtoria e policisë së Shkoder ka ngritur një grup të posatshëm hetimor dhe nga veprimet paraprake hetimore autor i dyshuar i vrasjes është shtetasi Nik Muri 52 vjec i cili është i plagosur dhe ndodhet në spitalin rajonal të Shkodres dhe është arrestuar.

Lajmi u publikua fillimisht ne orën 20:40 të dt.10 korrik 2013 dhe u përditësua më 11 korrik ora 08:40

Redaksia online
(mag/ar.sh./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet