SHKODËR- Arrestohet në flagrancë një person: Arsen Ohri, 32 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”. 32-vjeçari u arrestua në flagrancë ditën e djeshme, pasi në lagjen “Qemal Stafa” gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet në një çantë, dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip “TT” pistoletë me 5 fishekë.
Ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Komento