Shkodër, kapen 43 kg kanabis
sativa, do trafikohej në Malin e Zi

Shkodër, kapen 43 kg kanabis<br />sativa, do trafikohej në Malin e Zi
Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në D.V.P Shkodër kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Një sasi prej 42 kg e 350 gr lëndë narkotike kanabis sativa u sekuestrua nga policia kufitare në Shkodër.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka ndërmarrë aksionin gjatë ditës së djeshme në vendin e quajtur “Brigje” në Malësinë e Madhe, ku janë konstatuar dy persona, që sipas policisë lokale po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi.

“Menjëherë shërbimet janë vënë në ndjekje por për shkak të terrenit të thyer malor, të pyllëzuar dhe kushteve atmosferike jo të favorshme nuk kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e këtyre shtetasve ku nga kontrolli i ushtruar në terren u gjetën në dy çanta dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 38 pako të mbështjella me letër natriban me 42 kg e 350.6 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva”, bën me dije policia. 

[gallery]19224[/gallery]
Njoftimi i Policisë

Më datë 20.10.2016 në vendin e quajtur "Brigje" Malësi e Madhe, shërbimet e policisë Kufitare kanë konstatuar dy persona të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi, menjëherë shërbimet janë vënë në ndjekje por për shkak të terrenit të thyer malor, të pyllëzuar dhe kushteve atmosferike jo të favorshme nuk kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e këtyre shtetasve ku nga kontrolli i ushtruar në terren u gjetën në dy çanta dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar