Shkodër, kërcënon me sms
tregtarin, i vë gjobë 30 mijë euro

SHKODER - Një 20 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kërcënuar me sms një tregtar duke i kërkuar t’i japë 30 mijë euro.  

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me sektorin kundër krimeve të rënda kanë arrestuar Endri Alibali 20 vjec banues në lagjen “Guerile” në Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Gjoba”.

Si tregtari, me inicialet R.B. 59 vjeç ashtu dhe 20 vjeçari banonin në të njëjtën lagje. Ky i fundit kishte mësuar se tregtari kishte lekë dhe përmes një mesazhi në celular e kishte kërcënuar duke i vendosur gjobë 30 mijë euro.  Sipas uniformave blu, kërcënimi në sms ka ardhur më 2 qershor. 

Policia ka ndaluar autorin Endri Alibali për veprën penale “Shtrëngimit me kanosje e dhunë për dhenie pasurie”.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Pranë vullkanit Etna, guximtarët bëjnë ski afër llavës

Pranë vullkanit Etna, guximtarët bëjnë ski afër llavës