Shkodër-Një 28 vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi në dyqanin e tij në vendin e quajtur Fushë Qelë, policia gjeti një sasi lënde narkotike kokainë. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se ai e ndante në doza dhe më pas e shiste.
Blutë e Shkodrës sekuestruan lëndën narkotike, një peshore elektronike dhe një celular.
"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, arrestuan shtetasin H. H., 28 vjeç, banues në Shkodër.
![]()
Gjatë kontrollit në dyqanin e tij, në vendin e quajtur Fushë Qelë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar kokainë, që dyshohet se 28-vjeçari e ndante në doza për shitje, një peshore elektronike dhe një celular", informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Komente

