Shkodër, konflikt brenda çiftit
dhëndri plagos vjehrrit e mbesën

Konflikti brenda një çifti të fejuarish ka shkaktuar 3 te plagosur ne qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Guerile, në vendin e quajtur Livadhe rreth orës 21:00. Bashkëshortet Vat dhe Gjyste Guri dhe mbesa e tyre 12-vjeçare janë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndërsa ndodheshin brenda banesës së tyre.
Sipas policisë autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet të jetë 24-vjeçari Mikel Thani.

Çdo gjë ka ndodhur pasi në mes 24-vjeçarit Thani dhe vajzës së familjes Guri ka patur konflikte gjatë gjithë ditës së martë ndërsa gjatë mbrëmjes çifti i të fejuarve po sqaroheshin edhe me familjarët e tjerë të vajzës. Debatet kanë degjeneruar deri në fyerje mes familjes Guri dhe 24-vjeçarit çka ka bërë që Thani pas debateve të largohet nga banesa e familjes Guri për tu rikthyer i armatosur me kallashnikov dhe të qëlloj pa paralajmëruar me breshëri në drejtim të shtëpisë nga oborri.
 
Për pasoje kanë mbetur të plagosur bashkëshortët Vat dhe Gjyste Guri, 46 dhe 45 vjeçe dhe mbesa e tyre 12-vjeçare E.Guri.  Me të marrë informacionin forca të shumta të policisë dhe ndërhyrjes së shpejtë kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa kanë nisur kërkimet për prangosjen e 24-vjeçarit.
 
Megjithatë ky i fundit duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin e livadheve të liqenit ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Nga ana tjetër 3 të plagosurit e familjes Guri pasi janë dërguar në spitalin e Shkodrës  dhe i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen