Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër. Shtetasi R.Sh., po kryente manovra të rrezikshme me një automjet të vjedhur tip ‘Ford’. 37-vjeçari i kishte vjedhur makinën 70-vjeçarit I.D.

Menjëherë pas njoftimit në polici se 70-vjeçarit i ishte vjedhur makina, u organizua puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në lagjen ’10 korriku’ në Shkodër u bë e mundur kapja e R.Sh.

'Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër, sapo është njoftuar se shtetasit I. D., 70 vjeç, i kishin vjedhur automjetin tip “Ford”, në lagjen “10 Korriku”, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi R. Sh., 37 vjeç. Ai u kap në flagrancë teksa kryente manovra të rrezikshme, me automjetin e vjedhur. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.', thuhet në njoftimin e policisë.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky person ishte i shpallur në kërkim edhe nga policia e Durrësit për veprën penale të vjedhjes.