SHKODER - Personi i cili kishte marrë masën e sigurisë 15 ditë burg nga Gjykata e Shkodrës, si i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë të babë e bir, është liruar sot. Kjo si pasojë e përfundimit të këtij afati 15 ditor.
Prokuroria nuk ka gjetur prova të mjaftueshme që e implikojnë të akuzuarin në krim, ndërsa edhe ky i fundit e ka mohuar të jetë vrasësi i babë e bir.
Leonard Nikaj u arrestua më 31 gusht të 2012, si bashkautor në vrasjen e Frederik dhe Jurgen Marku, babë e bir në qytetin e Shkodrës pranë spitalit të qytetit.
Vrasja e Jurgen dhe Frederik Markut ndodhi më datë 30 gusht, ndërsa ishte rrjedhojë e një konflikti të një dite para vrasjes në Theth, aty ku familja Marku dhe Nikaj kalonin pushimet.
Sipas policisë, konflikti lindi pasi Leonard Nikaj me disa të afërm të tij, ngacmuan vajzën e Markajve, ndërsa dyshohej se pas vrasjes fshiheshin 5 personat e konfliktuar.
Debatet nuk u mbyllën në Theth, teksa një ditë më vonë ndaj Frederik dhe Jurgen Markut u krye atentati në makinën e tyre nga disa persona me motor, pranë spitalit të Shkodrës. Frederiku, 46 vjeç mbeti i vdekur në vend, ndërsa djali i tij 22 vjeçar ndërroi jetë në spital dy ditë më vonë.
Po atë ditë tragjedia për familjen Markaj, vijoi me djegien e banesës së tyre në Theth, teksa familjarët atë pasdite përcollën për në banesën fundit të afërmit e tyre.
Frederik dhe Jurgen Markaj, babë e bir, u vranë në atentat në qytetin e Shkodrës, ndërsa në lidhje me këtë ngjarje policia mundi të arrestonte vetëm një të dyshuar si bashkautorë në vrasje, Leonard Nikaj, por edhe ky i fundit u lirua gjatë ditës së sotme, pasi prokuroria gjatë afatit 15 ditor nuk arriti të gjente prova të mjaftueshme që e lidhin të dyshuarin me vrasjen e babë e bir.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Jurgeni, djali 22 vjeçar i Frederik Markaj, ndërroi jetë dy ditë më vonë në spital