Shkodër - Listat e zgjedhësve kanë shkaktuar një debat të ashpër në mbledhjen e radhës në Këshillin Bashkiak në Shkodër. Ka qënë kreu i Partisë Socialiste të qytetit të Shkodrës njëherësh edhe këshilltarë i PS, Luan Heta ai i cili ka akuzuar Bashkinë e Shkodres për parregullsi në listat e zgjedhësve.


“Kanë probleme shumë të mëdha. Janë problemet e banorëve të cilët janë me kodet 888 dhe 000. Janë kodet e banesave që është shumë e rëndësishme, që në vitin 2011 ka dalë ligji për vendosjen e numrave.
 
Ne akoma vazhdojmë me kodet e banesave të vitit 2005. Listat e zonës 0294 rezulton që numri i banorëve të kësaj zone është 1100 banorë ku faktikisht në këto 90 banesa banojnë vetëm 300 banorë”, tha Heta.
 
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të këshilltarëve të Partisë Demokratike, Qashif Hoxha, i cili ka bërë thirrje që të mos i ngatërrojnë mbledhjet e Këshillit Bashkiak me diskutime partiake, pasi mbledhja ishte për të miratuar pikat e përcaktuara në rendin e ditës.


“Pritet që në seli të partisë të bëhen deklarata politike, nuk është vendi këtu. Këtu jemi mbledhur për tjetër gjë”, përfundoi Hoxha
 
Më pas mbledhja ka vijuar normalisht ku edhe janë miratuar 8 pikat e rendit të ditës.

(v.gj/shqiptarja.com)